Zyrtare: Përforcohet Chelsea

Chelsea ka kthyer në skuadër mbrojtësin Nathan Ake

Skuadra angleze, Chelsea ka njoftuar se ka kthyer nga huazim mbrojtësin holandez, Nathan Ake, i cili ka qenë i huazuar në Bournemouth.

“Nathan Ake është rikthyer në skuadër nga huazimi i tij në Bournemouth”, shkruan në njoftimin zyrtar të Chelseat.

Ake ka luajtur në 12 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar 3 gola, përfshirë këtu edhe golin e fitores ndaj Liverpoolit. /Express/

Loading...
SHPËRNDAJE