Takohen Delawie dhe Todosijeviq, ja çka thonë për Asociacionin

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Ivan Todosijeviq, ka pritur në kabinetin e tij ambasadorin amerikan, Greg Delaëie. Në takim është biseduar për pozitën e minoriteteve, zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Todosijeviq në takim, edhe një herë ka theksuar si prioritet formimin e  Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjet të cilat ende nuk janë zbatuar plotësisht.

Përveç procesit të privatizimit në mjediset me shumicë serbe dhe kthimit të zhvendosurve, në takim është folur edhe për zhvillimin ekonomik, transmeton Klan Kosova

SHPËRNDAJE