Stresi në arrati, ‘thur’ vargje për policinë (Foto)

Prej disa ditësh reperi shqiptar është në arrati.

Stresi nuk ka ndalur postimet, nga vendi ku po qëndron i fshehur. Si për inat të policisë , ai jep sinjale nga vendstrehimi i tij. Këtë herë reperi ka thurur vargje, duke përshëndetur të gjithë ata që i janë vënë pas.

“Koha e krymbave komunistave e gzofshi !!! Dalin kryezeze, kryeverdhe, nga vullnet i vrimave

Turren terr ne sy, myshqeve, mendimeve, muranave

Trup e terthori u bien trupave te palendshem

Sa marrin trok lengatave, sa kalirojne ligesive

Lakmojne krymbas, zbirojne, gropojne, krymben

Ne kenaqesi te zeza, gezohen zi, cimbojne me te zeze

Marshim i jarget i tyre zvarret tryezave, shikimive

Bien ne dy gjunje, luten te marre mot i lemasheket

Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave

Shih si levrijne, si i shtyn me gisht te madh koha

Shenjti i Shenkoll, po tallemi apo na mori krymberia?!”-shkruan Stressi. ./ Gazeta Express/

Loading...
SHPËRNDAJE