SKANDAL: Ekonomistët e dyshimtë të LDK-së, prapaskenat e marrjes së titujve në Staffordshire (Video/Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garën zgjedhore të 11 qershorit me “kredenciale ekonomike” si arsenalin e saj më të fuqishëm, të cilin është kujdesur ta shfaqë edhe në spotet elektorale.

Por, këta tituj, shumica e ekonomistëve të LDK-së rezulton t’i kenë marrë në mënyrë të dyshimtë, në të njëjtin vend, në “StaffordshireUniversity” të Britanisë së Madhe, i cili ka kampuset e tij edhe në Greqi.

Ndonëse “StaffordshireUniversity” nuk radhitet në pozicione të mira, i 1403-ti në botë, kurse i 92-ti në Britani, duket se është i preferuari i shumicës së “ekspertëve” të LDK-së.

I nominuari i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, me para të Fondit 3 %, ka doktoruar në këtë universitet.

Aty kanë magjistruar e doktoruar edhe gati krejt njerëzit e Riinvestit, të cilët Isa Mustafa tash i ka instaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Dokument: http://blogs.staffs.ac.uk/staffsprofessoriate/2015/02/19/staffordshire-university-graduates-take-ministerial-positions-in-kosovo/

Edhe ish-shefi i kabinetit të Mustafës, Sokol Havolli, djali i ortakut të Mustafës në Riinvest, studimet i ka përfunduar në “StaffordshireUniversity”. Njëjtë si Havolli, aty studimet i ka përfunduar edhe prurja e re e Mustafës nga Riinvesti, LumirAbdixhiku, raporton lajmi.net.

Në “StaffordshireUniversity”, studimet e doktoraturës i ka kryer edhe prurja tjetër e tyre Besnik Krasniqi, që gjithashtu ka qenë menaxher i projekteve dhe konsulent e hulumtues në Riinvest.

Po ashtu, studimet pasuniversitare aty i ka kryer edhe ish-ministrja nga radhët e LDK, Hikmete Bajrami.

Këta tituj, nëse merret parasysh preferenca e madhe e njerëzve të afërt me Mustafën për të studiuar aty, lënë pas edhe shumë dyshime.

Këto dyshime forcohen edhe më shumë kur dihet se “StraffordshireUniversity” është në partneritet të ngushtë me Riinvestin, ku aksionar është vetë Isa Mustafa, derisa të punësuar aty janë një numër i madh i kandidatëve të LDK-së për deputetë.

 

Një hulumtim i thjeshtë i marrëdhënieve të Riinvestit dhe “StraffordshireUniversity”, nxjerr në pah më së shumti rolin e dyshimtë të profesorit iranian IrajHashi, i cili njihet si përfitues i shumë projekteve në Kosovë.

Në biografinë e tij, profesori iranian IrajHashi konfirmon edhe vetë se është bashkëpunëtor i Riinvestit qysh prej vitit 1998.

Aty konfirmohet se profesori IrajHashi ka qenë edhe koordinator i bursave që jepte dikur fondacioni “Soros” për studime në “StraffordshireUniversity”.

Hashi kishte vendosur partneritet privat fitimprurës me Kolegjin Riinvest, pasi ishte mbyllur programi i bursave të fondacionit “Soros”.

Megjithatë, dyshimet edhe më shumë i rrit fakti se po ky profesor iranian ka qenë supervizor i disa prej “ekspertëve” të LDK-së, bashkëpunëtorë të ngushtë të Mustafës.

Me doktoratura, duke qenë supervizor i tyre, profesori iranian IrajHashi i ka bërë edhe disa anëtarë të kabinetit të Isa Mustafës.

Ish-këshilltari i Mustafës, Valentin Toçi, temën e doktoraturës për zhvillimin financiar në vendet në tranzicion, duke u fokusuar tek rajoni dhe Kosova, e ka bërë pikërisht me supervizor profesorin Iraj Hashi.

Po ashtu, IrajHashi ka qenë supervizor edhe në doktoratën e kandidatit të LDK-së për deputet, Besnik Krasniqit.

Foto: Iraj Hashi me dy ish-studentët dhe mikun e tij Isa Mustafa

Krasniqi ka pasur temën e doktoraturës për rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Një tjetër bashkëpunëtor i Mustafës në Riinvest, që ka pasur supervizor profesorin iranian Iraj Hashi, shtë edhe Alban Hashani, raporton lajmi.net.

Gjithashtu, një prej njerëzve tjerë të afërt me Mustafën që ka marrë doktoraturën me profesorin IrajHashi është edhe Petrit Gashi, i cili ka punuar në Riinvest në vitet 2000-2007.

Gashi tash është rehatuar nga kryeministri në ikje, Isa Mustafa, si Kryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Krejt këto të dhëna, që lehtësisht konfirmohen në faqet zyrtare, flasin jo vetëm për prapaskenat e bashkëpunimit të Riinvestit me “StraffordshireUniversity”, por edhe për cilësinë e dyshimtë dhe joseriozitetin e diplomave të marra nga ekipi i Riinvestit në LDK, me të cilët Mustafa e Hoti krenohen.

Profesori iranian, Iraj Hashi, është i përfshirë si konsulent në shumë projekte që paguhen mirë në Kosovë.

Një prej këtyre projekteve ishte edhe ai i revitalizimit të Trepçës, ku Hashi ishte njëri prej konsulentëve kryesorë.

Shteti shpenzoi 27 mijë euro për këshillat e ofruara për Trepçën nga grupi i ekspertëve pjesë e të cilëve ishte edhe Hashi, duke e paguar secilin prej tyre me nga 4 mijë e 500 euro./Lajmi.net/

SHPËRNDAJE