Shokuese: Aktori i njohur qëllon gazetarin në fytyrë para kamerave (Video)

Një ngjarje e e pazakontë ka tronditur median.

 

Aktori i njohur i telenovelave latine ka goditur në fytyrë gazetarin që po e intervistonte. Bëhet fjalë për aktorin Eduardo Yáñez.

Aktori ka humbur qetësinë dhe ka qëlluar gazetarin teksa po e pyeste për jetën e tij private.

Aktori meksikan ka vepruar në mënyrë violente ndaj gazetarit të emisionit ‘El gordo y la flaca’.

Ngjarja ka ndodhur në Los Agels duke tronditur kështu mbarë opinionin publik.

Gazetari ishte duke e pyetur për marrëdhënien e tij me të birin. Djali i aktorit e ka akuzuar të atin se sillej në mënyrë agresive si dhe ishte duke iu nënshtruar disa terapive hormonale për tu dukur më i ri në moshë. Si pasojë e këtyre trajtimeve aktori meksikan është transformuar.

‘Unë nuk kam fare kontakt me babain tim dhe në fakt nuk ia vlen ta kem në jetën time. Kohët e fundit sillet si nëj minoren. Gjtihashtu ai ka akuzuar të atin se shpenzonte para për prostituta ‘- ka thënë djali i aktorit. Pikërisht gazetari që u dhunua ishte duke e pyetur për marrëdhënien me të birin. Kjo pyetje e ka nxjerrë akorin e telenovelave para publikut në një formë që sishte parë kurrë më parë.

Aktori ka ofenduar gazetari duke e cilësuar ‘m.t’ dhe i ka kërkuar të mos e ofendojë.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar djali i aktorit Eduardo Yanez Garcia “ Është e çuditshme se si babai im gjithmonë në rolet e tij interpreton heroin, por në jetën e vërtetë ëshët krejtësisht e kundërta, i droguar, racist dhe abuzues ndaj femrave’

Pas ngjarjes gjithashtu aktori ka reaguar me një postim në rrejtet sociale.

‘Dua t’i kërkoj ndjesë publikut tim dhe personit të lënduar nga sjellja ime. Nuk ishte e drejtë. Jeta ime personale nuk është në shitje. ‘-shkruan aktori.

Eduardo njihet për rolet e tij në telenovelat meksikane të transmetuara dhe në Shqipëri si : Gaviota dhe ‘Dashuri të vërteta’.

 

 

SHPËRNDAJE