Ramush Haradinaj i kthehet Kosovës

Duket se gjithçka ka marr fund dhe se ëndrrat e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në atë vend nuk do të mund të bëhen kurrë realitet, raporton Gazeta NewBorn.

Tashmë edhe shtetet mike dhe mediat e tyre kanë filluar ta pranojnë faktin se nuk mund të ketë ekstradim të Haradinajt pasi që nuk ka fakte dhe argumente për një gjë të till, duke u argumentuar se Haradinaj për të tilla flet-arrestime është gjykuar në Hagë, shkruan Gazeta NewBorn.

“Në qëndrimin e Beogradit është një lidhje e dobët, të cilën ai vetë e krijoi. Duke i kërkuar Francës që të përmbushë detyrimet e saj ndaj Interpolit dhe të dorëzojë Haradinajn, Serbia po injoron kërkesat e vazhdueshme të Malit të Zi i cili kërkon ekstradimin e dy shtetasve serbë, të akuzuar për përgatitjen e një grusht shteti në Podgoricë, në ditën e zgjedhjeve me 16  tetor të vitit të kaluar”, vlerëson Kommersant e Rusisë.

Sot ose gjatë kësaj jave pritet vendimi për Haradinajn nga Gjykata e Francës, dhe ky vendim do të jetë që ai të kthehet në Kosovë/Gazeta NewBorn/

Loading...
SHPËRNDAJE