Protesta për Ramushin para ambasadave serbe në Vjenë dhe Bruksel (FOTO)

Pas protestave që u mbajtën në qytetin Colmar, aty ku po mbahet dhe ku u mor vendimi për paraburgimin e Ramush Haradinajt, protesta të tilla të shqiptarëve në Europë nuk po mungojnë as në vendet si Vjena dhe Brukseli

Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në diasporë po protestojnë vazhdimisht kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, më 4 janar, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, mediat serbe, për të gjitha këto protesta thonë se shqiptarët po bëjnë thirrje urrejtëse ndaj serbëve dhe po i fyejnë.

Masiviteti i pjesëmarrjes së njerëzve në këto protesta po dëshmon pakënaqësinë e shqiptarëve në diasporë ndaj arrestimit të kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse, nën akuzën serbe, nga një flet-arrest ndërkombëtar, se kishte kryer krime gjatë kohës së luftës në Kosovë. /GazetaExpress/


Protesta për Haradinajn në Colmar, para ndërtesës së Gjykatës që mori vendim për paraburgimin e tij

Protesta e djeshme për Haradinajn në New York

Protesta në Bruksel para ambasadës serbe
SHPËRNDAJE
SQARIM: Gazetanewborn.net mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!