Presidenti Thaçi, realizon takime në SHBA për një javë, sa të tjerët nuk mund të realizojnë për një shekull!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këto ditë është duke qëndruar në SHBA, ku po takon senator, kongresmen e figura të larta të jetës politike e biznismore të SHBA-së.

Ai, gjatë kësaj vizite ka takuar njerëzit nga më të afërmit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump, siç janë Bob Dole dhe James Demint, raporton Gazeta NewBorn.

Thaçi, në SHBA, përveç këtyre takimeve, ai ka pasur mundësinë që ti takoi përseri miqët e mëdhenjë që ndihmuan Kosovën në kohërat më të vështira, siç janë ish-sekretarja e shtetit Medeline Ablgriht dhe ish-zv/presidenti amerikan Joi Biden.

Takimet e realizuara në SHBA, presidenti Thaçi i ka postuar në rrjetin e tij social Facebook.

Për vetëm më pak se një javë presidenti Hashim Thaçi, ka realizuar takime në SHBA, sa të tjerë liderë të Ballkanit por edhe të Kosovës, do ta kishin problem ti realizonin për një kohë kaq të shkurtër.

Kjo dëshmon se partneriteti i Kosovës dhe SHBA-së çdo ditë e më tepër po fuqizohet/Gazeta NewBorn/

Për ti parë gjitha takimet e Presidentit Thaçi në SHBA kliko këtu

SHPËRNDAJE
SQARIM: Gazetanewborn.net mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!