Partitë shqiptare e hutojnë opinionin me deklaratat e ndryshme për Platformën

Tri nënshkrime dhe plot interpretime. Është ky përfundimi për Platformën politike shqiptare pas deklaratave të subjekteve politike për të njëjtën, shkruan Portalb.mk.

“Deklarata është listë e dështimeve të partive të mëparshme dhe reflektim i partive të reja. Qëllimi i saj është që shqiptarët të bëhen shtetformues”, është shprehur kreu i koalicionit “Rilindje me Besë” Bilall Kasami në intervistën për televizionin 21.

“Ishte me rëndësi në fazë të parë të arrihet konsensusi brendashqiptar për këto tema si parakusht për hapjen e debatit shqiptaro-maqedonas që duhet të përfundon me mbyllje të të temave të cilat ashtu të hapura mbajnë peng vendin dhe gjithë qytetarët”, tha për Portalb zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani.

“Unë preferoj t’u them kushte”, ishte decid në intervistën e tij Ziadin Sela, kryetari i LR-PDSH-së, pjesë e “Aleancës për Shqiptarët”.

Deklarata përmban nënshkrimet e BDI-së dhe koalicioneve “Aleanca për shqiptarët” dhe “Rilindje me Besë” që shënon pajtimin e protagonistëve politik shqiptarë rreth disa pikave të parashtruara në deklaratë, por retorikat ndryshe në interpretim ngjallin dyshime se Platforma po qëndron në këmbë të qelqta./Portalb/

SHPËRNDAJE
SQARIM: Gazetanewborn.net mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!