Maliqi: Haradinaj ka pak gjasa të ekstradohet në Serbi, seanca e djeshme ishte spektakël

Publicisti, Shkëlzen Maliqi seancën e djeshme pas ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë e ka quajtur një “spektakël të panevojshëm”.

“Ishte një spektakël i panevojshëm, mund të jetë i mirëseardhur , jo që ndikon në gjykatën franceze por të dërgohet një mesazh te politika franceze, për të thënë se ky njeri ka qenë dy herë në Hagë, nuk është ndikimi gjithmonë i drejtpërdrejtë por ka momente që mund të zbusin këtë situatë”.

Maliqi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që ka pak gjasa që Haradinaj të ekstradohet në Serbi.

“Ka pak gjasa që Haradinaj të ekstradohet në Serbi, nuk besoj se kjo mund të ndodhë, ka qenë një politizim, spektakël dhe shfrytëzim i një rasti për të kërkuar diçka që nuk lidhet fare me këtë rast drejtpërdrejt”.

“Ka raste të tjera më të rënda që mund të kërkohet ndryshimi i dialogut me Serbinë”, ka thënë Maliqi.

Loading...
SHPËRNDAJE