Kinezët rrahin barbarisht të riun shqiptar në Itali (Video)

Një 22 vjeçar shqiptar është rrahur në mënyrë barbare nga një grup kinezësh në Itali.

Rasti u regjistrua pranë një restoranti në Pistoiese-n lindore, ku të paktën 7 persona dhunuan me forcë të riun shqiptar.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar rastin, çka ndihmoi forcat e rendit për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar ngjarjen. Rasti është regjistruar më 7 nëntor rreth orës 19:30 minuta menjëherë pasi 22 vjeçari shqiptar i quajtur Ergis Toma, kishte grabitur një shtëpi në pronësi të një pronari restoranti, duke vjedhur një sasi prej 2 500 eurosh. I riu vrapon me shpejtësi për t’u larguar, por ai u bë objekt zemërimi i një grupi kinezësh, raporton ora news.

Pamjet filmike ndihmuan grupin hetimor të udhëhequr nga Antonio Sangermano për të identifikuar autorët, të cilët akuzohen për lëndime të rënda trupore, mizori dhe akuza me sfond racor.

Në pranga ka përfunduar edhe shqiptari, i cili u arrestua të mërkurën (21 dhjetor) në shtëpinë e tij në Fiorentina, nën akuzën e vjedhjes, urdhri për arrestin e të cilit është firmosur nga gjykatësi Francesco Pallini. Komandanti i njësisë policore tha sot (22 dhjetor) se kur patrulla e policisë shkoi në vendin e ngjarjes, sulmuesit u larguan, ndërsa nuk kishin mundur të arrestonin të riun shqiptar.

SHPËRNDAJE
SQARIM: Gazetanewborn.net mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!