Dy fjalë për rastin e Aulonit

Shkruan: Arbnor BUZHALA, kryeredaktor i Gazetës NewBorn

Që dy vite e gjysmë shkruaj e raportoj për ngjarje të ndryshme që ndodhin brenda e jashtë vendit.

Më të rëndat janë kur shkruaj për tragjedi, edhe pse e di që pak kush e beson këtë, sepse gjithmonë nga shoqëria vjen paragjykimi ‘ju gazetarët gëzohi me pa keq e me pas ngjarje të këqija se ju dhezin lajmet’.

JO bre, nuk qëndron aspak ashtu, e përjetojmë më së rendi, po flas për vete, sepse ne duhet me ose pa dashje me u marr me të tilla raste, ndërsa lexuesi nuk e ka të domosdoshme me lexu secilin lajm tonin, i kuj do qoftë ai.

Nuk ka pasur rast më të rëndë qe kam raportu prej që shkruaj, se sa për ngjarjen e Aulonit, e kam ndje thellë e shumë rëndë, që nga dita e parë jam marr me këtë rast tragjik.

Kam dhimbje tejet të madhe për familjen e Aulonit fillimisht e poashtu edhe për familjen tjetër (të vrasësit), sepse as njëra, e as tjetra palë, nuk kanë dashur të ndodh kjo ngjarje makabre. Nuk ka njeri që e do dhunën e të keqën, aq më shumë krimin.

Për me jetu qetë është vështirë, sepse për me kriju ngjarje tragjike është e lehtë ta bësh një gjë të tillë.

Rasti i Aulonit është i rëndë sikurse shumë raste tjera që ka ndodhur më parë në vendin tonë.

Secili nga ne jemi të tronditur nga kjo ngjarje, nga ky rast. E kuptoj edhe mllefin dhe fjalorin e shpeshë herë edhe të pa matur që po bëhet.

Shoqërisë sonë i duhet një edukim më i madh, sidomos gjeneratave të reja. U duhet këshilla nga prindërit e familjarët. Mos them të gjithë, por shumica e familjeve tona nuk e kanë idenë se ku i rrijnë fëmijët e tyre, në cilat kafe shkojnë, me kë shkojnë, çka bëjnë, e sipasoj e mos kujdesit po ndodhin edhe këto ngjarje që po kushtojnë me jetë.

Familjarët janë fajtor që po i ‘çoroditin’ fëmijet e tyre duke ua plotësuar kushtet maksimalisht, e duke ua bërë jetën e lehtë për të jetuar, pa pasur obligime.

Nëse nuk e kishin pasur jetën komode, ata fëmijë automatikisht kishin me mendu ndryshe për jetën, për të krijuar ide se si duhet të fitohet paraja nga vetë e si duhet të jesh vetëvetja.

Edhe kjo nuk është shumë e sigurt prap, sepse ka të atillë që mos pasjen e një jetë të mirë, kishin me provu forma tjera mizore për me arrit për të bërë para, duke përfshirë këtu vjedhjen ose metoda tjera.

Nuk është një protestë, nuk mjafton vetëm ajo, e këto protesta po ndodhin vetëm pasi po ndodhin ngjarjet tragjike, ndërsa po harrohen shpejt.

Shoqërisë sonë i duhet një edukim i mirëfilltë familjar, e shoqëror.

Shpresojmë që rasti i Aulonit të jetë i fundit, e kjo shoqëri të mbushet mend ndonjëherë, ata prindër të jenë më të interesuar për fëmijet e tyre.

Blerja e një telefoni nuk është që i bën zgjidhje për jetë një fëmiu, edukimi dhe këshilla ndaj tij vlen më shumë se sa plotësimi i një dëshire.

SHPËRNDAJE