Degradon zyrtari i kësaj partie politike, shan Pejgamberin Muhammed (Incizimi)

Në njërin nga incizimet e bisedave të një eksponenti të lartë të BDI-së, ai dëgjohet duke e sharë Pejgamberin Alejhi Selam. Kështu ka thënë kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar në komunën e Çairi Zekirja Ibrahimi, në takimin e mbrëmshëm me banorët e Sarajit.

Ibrahimi tha se përmbajtjen e këtij incizimi ia ka treguar vetë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kurse ja kanë konfirmuar edhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Unë sonte e kam një pyetje dhe pres përgjigje në ditët në vijim. Në kohën kur Zaevi i shpaloste ‘bombat’ e famshme, në një takim tha se ka një përgjim ku kryetari i BDI-së e shanë Pejgamberin Alejhi Selam. Të njëjtën e tha edhe Muhamed Zeqiri në një takim që ne e kishim. Dhe tha se shkaku pse ai eksponenti i lartë e shanë Pejgamberin, fjalën e ka pasur që të shahet Muhamed Zeqiri. Vëllezër e motra, ata që lejojnë dikush ta shajë familjen dhe ta shajë fenë, e sot ende shkojnë u ndihmojnë, ata nuk meritojnë asnjë vlerë në shoqërinë tonë”, ka thënë Ibrahimi. Deklaratën e tij mund ta përcillni në videon më poshtë:

 

Video Player

SHPËRNDAJE